Ja cili është personi i vrarë në Çair. Emri

Ka ndërruar jetë personi i cili para një ore u qëllua me disa plumba nga një veturë në lëvizje në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair.

Menjëherë pas vrasjes, personi me inicialet Burim Idrizi. 24 vjeç, është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Nuk dihet se sa persona kanë qëlluar në drejtim të Idrizit, por se kanë gjuajtur nga një automjet në lëvizje e tipit Yugo. Motivet e sulmit nuk dihen ende, në vendngjarje kanë arritur ekipet e policisë dhe prokurorisë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...