Ja çka bëri e ndjera Pagarusha kur në Maqedoni i kërkuan të këndoj në gjuhën serbe

Ajo është e njohur si një grua, e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.
Ajo, asnjëherë nuk ka pranuar të këndonte diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndonte në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmie është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.
Nexhmie Pagarusha, ka përfuduar Shkollën e Muzikës, në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.
Në vitet e rinisë Nexhmia ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoveni, Verdi e shumë emra të mëdhenj
Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.
Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë
Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj, Rexho Mulliqi
Nexhmia është krahasuar me yjet më të mëdhenj botërorëe, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Po ashtu profesorët e Shkollës së Muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmien me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.
Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.
Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim
Frika më e madhe e saj ishte aeroplani.
Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj për Gazetën Metro, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.
E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku kishte filluar të bërtiste dhe të mos e lejonte të këndonte shqip. Ata i kanë kërkuar të këndonte në gjuhën serbe por Nexhmia i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...