Ja emrat e dy pushuesëve nga Maqedonia që u mbytën në Spille-Shqipëri

E diela e këtij gushti ka rezultuar tragjike për pushuesit e ardhur nga vendet fqinje. Policia e Kavajës i ka identifikuar dy të mbyturit në Spille të Kavajës  me iniciale si M.M. 79 vjeç dhe C,M, 78 vjeç, të dy nga Maqedonia e Veriut.

SYRI TV mësoi emrat e plotë të viktimave: Mirko Micevski, 79 vjeç dhe Cvetko Mitanovski, 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, Policia e Shkodrës ka identifikuar pushuesin tjetër që u mbyt në Velipojë rreth orës 11:15, si Hasan Hysenaj nga Kosova, 59 vjeç. “Hasanaj dyshohet se  është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...