Ja emrat e ministrave dhe zv/ministrave , ja kush bëhet sot pjesë e qeverisë
Kryeministri Zoran Zaev pritet që sot të dërgojë në Kuvend emrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Zaev njoftoi dje se tashmë janë marrë vesh për të gjithë emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave.
“Propozimi do të dërgohet nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Jam i përgatitur dhe emrat janë konfirmuar”, njoftoi kryeministri Zaev.
Me riformatimin e Qeverisë, Lëvizjes Besa iu dha Ministria e Kulturës me të cilën mësohet se do të udhëheq Asaf Ademi dhe dy poste të zv/ministrave ende të panjohura për opinionin.
PDSH mori Ministrinë për Investime të huaja në krye me Bardhyl Dautin dhe zëvendësministër të Transportit dhe Lidhjeve për të cilën pozitë, Thaçi zgjodhi Musadik Beqirin.
Jashtë Qeverisë mbeti Besa e Bilall Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët e cila lëshoi Qeverinë pas mosmarrëveshjeve me Zaev, në lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë mësohet se partnerët e koalicionit qeverisës do e shkëmbejnë Ministrinë e Drejtësisë me atë të Arsimit dhe shkencës. Renata Deskoska nga do të tërhiqet nga Ministria e Arsimit për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë. Jo-zyrtarishtë përflitet se në vend të saj, me ministrinë e Arsimit do të udhëheq zv/ministri aktual Arbër Ademi, por kjo nuk konfirmohet e as mohohet nga BDI-ja e as nga LSDM-ja.