Nga të reshurat e borës, fshati Brezë i malësisë së Shkupit mbetet i bllokuar prej disa ditësh. Përmes këtyre fotografive të dërguara në redaksinë tonë, banorët e fshatit thonë se pesë familje kanë mbetur të ngujuara dhe bëjnë thirrje për ndihmë. Disa nga ta janë të sëmurë dhe shërbimet mjekësore i kanë të domosdoshme. Sipas tyre autoritetet nuk iu kanë shkuar me ekskavatorë në ndihmë dhe kanë filluar vetë me lopata të hapin rrugën. Trashësia e borës ka arritur deri në 1,5 m në një segment të rrugës prej 2 km nga hyrje-dalja e fshatit Brezë.
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2020/02/FB_IMG_1582482347155.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2020/02/FB_IMG_1582482366036-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2020/02/FB_IMG_1582482362754-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2020/02/FB_IMG_1582482353983-640x480.jpg)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)