Ja kush bashkohet me Ziadin Selën dhe Aleancën

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se në kuadër të Aleancës janë bashkuar edhe Bashkimi Demokratik Kombëtar i Hysni Shaqirit dhe shoqata Iliricum Libertas e Valon Kurtishit.
Kjo Aleancë, tha Sela, nuk do të kishte kuptim nëse do të bashkonte subjekte politike dhe shoqëri civile, por edhe misioni jonë është të bashkojmë popullin.
“I bëj apel të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e kësaj Aleance, në mënyrë që misionin që kemi marrë përsipër ta realizojmë. Ne në zgjidhje lokale do të dalim me siglën e Aleancës së shqiptarëve pas zgjedhjeve do të shpallim kongresin e parë, të gjithë anëtarët e saj kanë të drejtën të garojnë”, deklaroi Ziadin Sela.
Hysni Shaiqiri tha se ato si BKSH do të jenë pjesë përbërëse e integruar në Aleancës.
“Vlerësimi i strukturave tona, kemi ardhur në përfundim se në kuadër të Aleancës për Shqiptarët të japim një kontribut duke vlerësuar fuqizimin e votës shqiptare”, tha Hisni Shaqiri.
Në lidhje me bashkëpunimin me Lëvizjen BESA, Ziadin Sela, tha se nw kuadër tw aprtisw ata kanw njw komision i cili udhëheq bisedimet me partitë e tjera politike.
Ne sot kemi mbledhje edhe të Kryesisë Qendrore dhe në ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë. Deri më tani nuk ka asgjë të konkrete”, tha Sela.
Ai tha se për në Tetovë ka disa kandidatë të cilat kryesia është duke i shqyrtuar.
Sela tha se në emrin e tij personal do ta përkrah kandidaturën e Fatmir Deharit për Kërçovë.
“BDI vrapo shpejt e shpejtë ti nxjerr kandidaturat, nuk do ti bëjmë garë por kandidatin të cilin ato e kanë shpallë zyrtarë, strukturat tona atje do ta përkrahin. I bëj apel gjithë shqiptarëve që ta përkrahin kandidatin në komunën e Kërçovës, dhe Kërcova të ketë përsëri një kryetarë shqiptarë. ASH do të kandidoj me Listën e saj të këshilltarëve”, tha Sela.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...