Ja kush do e drejtojë Shoqatën e Ladorishtit në Zvicër, emrat

Informim për të gjithë mërgimtarët e fshatit Ladorisht në Zvicër.

Sipas rregullores dhe Statusit të Shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër,sot më datën 12.01.2020 u mbajt Kuvendi zgjedhor i Shoqatës ku për qëllim ishte zgjedhja e Kryesisë së re që do ta udhëheqi Shoqatën në dy vitet e ardhshme.
Për shkak se pjesëmarrja e mërgimtarëve ishte për fat të keq i vogël dhe nga forumi i vogël u vendos që Kryesia e re të vazhdojë punën edhe në dy vitet e ardhshme ku nga nëntë anëtarët e Kryesisë u zgjodhën funksionerët e rinj që do ta vazhdojnë aktivitetin e tyre humanitar për të mirën e Ladorishtit.
Kjo është lista e funksionerëve të rinj :

1)Kryetar – Fatlind Hoxha
2)Nënkryetar – Shpendi Etemi
3)Sekretar – Besart Lena
4)Arkëtar – Ardit Dauti
5)Anëtar i Kryesisë – Asan Dauti
6)Anëtar i Kryesisë – Ylli Lumani
7)Anëtar i Kryesisë – Nevzat Volina
8)Anëtar i Kryesisë – Shpëtim Zylali
9)Anëtar i Kryesisë – Mixhait ComaStrugaLajm

Gjithashtu ju informojmë se selia e vjetër e Shoqatës tek Agjensioni Flamurtari do të zhvendoset në një adresë të re që në ditët e ardhshme do t‘ju informojë Kryesia e re e mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër.StrugaLajm

Me respekt nga Kryesia e Shoqatës
Kryetar : Fatlind Hoxha

In : Aktuale

Loading...
loading...