Aktuale

Dimkovski kundërpërgjigjet për “bombën” : VMRO-DPMNE dhe portalet e tyre duan të mbrojnë persona që kryejnë aktivitete kriminale

VMRO-DPMNE dhe portalet e tyre, duke dashur të zbardhin ndonjë skandal të të punësuarve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, tregojnë se janë në mbrojtje dhe duan të mbrojnë persona të cilët kryejnë aktivitetet kriminale, ka thënë ministri për Bujqësi, Trajan Dimkovski lidhur me publikimin e audio- incizimit në portalin “Lideri ekonomik”.

Dimkovski sot konfirmoi se në incizimin dëgjohet bisedë mes këshilltarit të tij, Tome Mojsovski me person tjetër, identitet të cilin zëdhënësi nuk e zbulon, por siç tha, “nuk bëhet fjalë aspak për kërcënim, por kërkesë që personi të punojë sipas ligjit”. Personi, ka thënë ministri është inspektor i cili duhej të ndjek koncesionin në Liqenin e Ohrit, por atë nuk e ka bërë tre muaj me çka ka mundësuar disa shkelje.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button