Ja kush do jetë trajneri i ri i Shqipërisë

 

Tashmë nuk ka më histori sa i përket trajnerit të ri të kombëtares shqiptare. Njeriu që do e zëvendësoj Kristian Panuçin, do të jetë një tjetër italian.

Këtu bëhet fjalë për Edi Rejan. Thuajse gjithçka është e mbyllur, ndërsa nesër pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Trajneri italian ka dhënë aprovimin e tij, duke pranuar të marrë drejtimin e Shqipërisë sipas asaj që raporton “Balkanweb”. Kjo telenovelë nisi që në ndeshjen  kundër Turqisë, ndërsa Reja me një rastësi të madhe gjendej në stadium.StrugaLajm

Detyra e tij kryesore ishte që të vëzhgonte lojtarë cilësorë, por një e papritur ndodhi. Askush nuk e priste shkarkimin e Panuçit, për më tepër një humbje në shtëpi brenda me Turqinë. Por në vendin dhe kohën e duhur, Reja do të merrte propozimin e parë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. /Shqiperia.ch/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...