Ja kush i kërkon arrestime edhe në BDI?!

Duhet të zbardhen të gjitha indikacionet e të ashtuquajturave bombat, pa dallim të përkatësisë etnike të kryrësve të veprave penale, vlerësojnë nga Lëvizja BESA.

Kryetari i këtij subjekti politik, Bilall Kasami deklaroi se qeveria aktuale nuk duhet ti toleroj funskionarët e BDI-së të cilët janë përfshirë në vepra kriminale.

“Kjo qeveri patjetër duhet ta pastroj kriminalitetin nga qeveria e kaluar. Ne i përshëndesim procedurat dhe vendosshmërinë e kryeministrit për zbardhjen plotë të ngjarjeve të 27 prillit, të cilat ishin një njollë e zezë për demokracinë. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshmë se një pjesë e qeverisë së kaluar kriminale është pjesë edhe e qeverisë së re”, deklaroi Kasami për Rel, transmeton agjencia e lajmeve INA.StrugaLajm

Nëse kryeministri vazhdon ta toleroj BDI-në me të gjitha elementet të cilat i vlerësojmë kriminogjene, atëherë nuk do të ketë krizë serioze në koalicionin qeverisës, por sipas Kasamit nëse qeveria vazhdon arrestimet, atëherë BDI do të mendoj se a do të jetë pjesë e qeverisë

In : Aktuale

Loading...
loading...