Ja kush paguhet më shumë e kush më pak prej këngëtarve, por sa paguajnë tatime?

Këngëtarët, sipas të dhënave të ofruar për InDoks nga ATK-ja kanë kontribuar në arkën e shtetit për dy vitet e fundit në afro 1.5 milionë euro. Sipas ATK-së në vitin 2018 janë paguar mbi 730 mijë euro derisa në vitin 2019 janë paguar mbi 750 mijë euro të tjera.

InDoks ka folur në kushte anonimiteti me menaxherë e ish-menaxherë këngëtarësh. Shifrat që ata japin lënë shumë dyshime që shmangia e tatimit është ende fenomen që e shoqëron biznesin fortë profitabil të muzikës në Kosovë. Disa prej emrave në vazhdim u janë bërë publike edhe nga persona të tretë shifrat, por pjesa më e madhe nuk i ka komentuar ato. Kështu sipas këtyre të dhënave të publikuara nëpër media thuhet se , këngëtarja që u bë hit ne vitin 2018 për muzikën e saj, e më shumë për mënyrën se si prezantohej në dukje, Tayna, për një koncert merr nga 7 mijë deri në 11 mijë euro, derisa këngëtari me emrin Capital T paguhet deri në 8 mijë euro për një koncert, aq sa paguhet për atë përformancë edhe Getoar Selimi. Butrint Imeri, Dhurata Dora e reperi shqiptar Noizy paguhen nga 7 mijë deri në 8 mijë euro për një koncert, derisa Ledri Vula merr diku 2 mijë euro më shumë se ta për koncert.
Për Dafina Zeqirin merret vesh se paguhet më pak se ta, dhe çmimet e saj për koncert fillojnë nga 4 mijë euro e mund të arrijnë në 6 mijë, varësit nga marrëveshja. Sinan Vllasaliu e Ramadan Krasniqi, siç merret vesh, fillojnë me shifra prej 5 mijë eurosh për mbrëmje, derisa këngëtari i muzikës turbo-fol, i njohur si ‘Meda’, starton negocimin me 7 mijë euro për mbrëmje. Këngëtarët e rinj të repit si Fero e Rina vlerësohen në treg me nga 3 mijë euro për koncert, aq sa merret vesh që vlerësohet edhe Gjiko, një këngëtar tjetër nga Peja që nuk është krejt e qartë se çfarë muzike këndon. InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e vënies së estradës nën hetime. Dyshimet e fuqishme për shmangie tatimi. Rastet që atyre iu hapën me bujë e u shuan më vonë. Dhe konfirmimet zyrtare për hetime nga Prokuroria/InsajderiInDoksStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...