Ja kush u mbyt sot në liqenin e Ohrit

 Një djalë i ri nga Kumanova me inicialet V.A (21), është mbytur sot në liqenin e Ohrit, rreth orës 13:00.

Sipas të dhënave të para ,  aksidenti ndodhi kur djali ra nga një pedale për të hipur me shokët e tij.

Ndihma e shpejtë dhe policia kanë arritur në plazh dhe zhytësit pas kërkimeve të shumta kanë gjetur trupin e pajetë të personit.StrugaLajm

Pavarësisht tentativave për ta kthyer në jetë, ekipet e shpëtimit dhe policia nuk arritën ta shpëtonin djalin.StrugaLajm

Nga SPB-Ohër po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe për më shumë detaje, do të informojnë së shpejti.

In : Aktuale

Loading...
loading...