Ja kushtet e Aleancës për zgjedhjet dhe krizën politike 

Aleanca për Shqiptarët po shqyrton zhvillimet aktuale dhe se ka parashtruar kushte sa i përket shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

Kryesia Qëndrore e Aleancës për Shqiptarët në mbledhjen e mbajtur më 05.10.2018, pas diskutimeve dhe analizave të shumta për gjendjen politike të krijuar pas referendumit solli këto konkluza:

1. Rezulltati i referendumit të 30 Shtatorit, ku shumica abslolute e qytetarëve që ju përgjigjën referendumit dhe votuan PËR është tregues i pakontestueshëm se ajo shumicë është e përcaktuar për NATO dhe BE.

Mos arrtija e cenzusit të nevojshëm në Referundumin e 30 Shtatorit paraqet një situatë tjetër politike, në aspektin formal dhe Juridik. Me fjalë tjera më 30 shtator skishte verdikt por kishte porosi nga qytetarët që ja drejtuan klasës politike, dhe porosia është që përfundimisht vendimarrja t’i delegohet Kuvendit të RM, rrepsektivisht deputetëvë që ti bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme demokratike për sigurimin e 2/3 në Kuvend për ndryshimet e nevojshme Kushtetuese.

2. Aleanca për Shqiptarët vlerëson që edhe nëse arrihet konsenzusi i nevojshëm i gjithë spektrit politk pas ndryshimeve kushtetuese vendi menjëherë duhet të shkojë në Zgjedhje të Parakohshme Parlamentare.StrugaLajm

3. Procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duhet t’i paraprijë modeli i Qeverisjes sipas Marrëveshjes së Përzhinos, edhe atë së bashku me pastrimin e listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, përfundimin e debatit për ndryshimin e kodit zgjedhore, si dhe implmentimin e modelit zgjedhor proporcional me lista të hapura.

Meqë në mungesë kohe këtë fazë , debati për numrin e njesive zgjedhore duhet të përfundohet në një moment tjetër dhe urgjentisht të rregullohet problemi me njesinë zgjedhore nr. 6-të, e cila ka mbi 10 % më shumë votues se njesitë tjera zgjedhore dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për Zgjedhje , në funskion të kësaj Aleanca për Shqiptarët propozon që Dibra dhe Kërçova komplet si territore të kalojnë në Njesinë zgjedhore nr 5, thekson Aleanca për Shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...