Shkollat në Strugë kanë mungesë të kuadrit (VIDEO)

Ministria e Arsimit nuk sqaron përse nuk i jep përgjigje pozitive kërkesave për punësim të pedagogëve dhe psikologëve shqiptarë në shkollat ​​fillore në gjuhën shqipe në Strugë. Nga Ministria në një deklaratë me shkrim theksojnë se ata vazhdimisht punojnë në forcimin e shërbimeve profesionale në shkolla sipas nevojave dhe mundësive reale.

Në vitin 2013 janë angazhuar 70 pedagogë dhe psikologë në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, tre prej të cilave janë miratuar për komunën e Strugës, por nga të tre vetëm një u miratua nga komuna. Ndërsa në vitin 2016, u punësuan gjithsej 74 defektologë në shkollat ​​fillore në Maqedoni, nga të cilët 2 u miratuan në komunën e Strugës – thuhet nga Ministria e Arsimit.StrugaLajm

Siç njoftoi Alsat psikologë nuk ka në shkollat më të mëdha në fshatrat Veleshtë, Radolishtë, Dellogozdë, Tatesh dhe Llabunishtë. Për shkak të kësaj, shumë shpesh punën e psikologut e kryhen pedagogu. Në shkollën më të madhe “Vëllezërit Milladinovci” nuk ka pedagog në gjuhën shqipe, kështu që këtë funksion me vite të tëra e kryen pedagogu maqedonas.StrugaLajm

Nga komuna e Strugës thonë se presin që Ministria të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesave që janë paraqitur disa muaj më parë.

In : Aktuale

Loading...
loading...