Ja mbretërit më të pasur në botë…(FOTO)
“Business Insider” ka publikuar së fundmi listën e monarkëve më të pasur në botë duke i renditur nga i pari tek i fundit.
Ajo që bie në sy është fakti se mbretëresha e Britanisë, Elisabeta II me një pasuri prej 500 milionë eurosh, ka shumë diferencë në krahasim me monarkët e renditur në listë, të cilët janë kryesisht janë aziatikë.
Mbreti Rama X i Tajlandës qëndron në krye të listës, ndërsa në vend të dytë renditet sulltani i Bruneit. Sulltani i Bruneit ka një pasuri rreth 16 miliardë euro, por brenda saj është futur dhe pallati i tij, i cili është më i madhi në botë. Ky sovran ka një garazh me mbi 7 mijë makina, 600 prej të cilave janë Rolls-Royce.
Në vend të tretë të podiumit është mbreti i Arabisë Saudite, Salman, i ndjekur nga emiri i Abu Dhabit, që të dy janë zotë të naftës. Në vendin e pestë pozicionohet emiri i Dubait, i cili njihet dhe për donacionet e tij të shumta për bamirësi.
Lista e plotë:
1 – Mbreti i Tajlandës Maha 26.7 miliardë euro
2 – Hassanal Bolkian, Sulltani i Bruneit 17.8 miliardë euro
3 – Salman bin Abdulaziz Al Saud, Mbreti i Arabisë Saudite: 16 miliardë euro
4 – Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Emiri i Abu Dhabit 13.35 miliardë euro
5- Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Emiri i EBA 3.5 miliardë euro
6 – Duka i Madh Henri i Luksemburgut 3.5 miliardë euro
7 – Princi Hans-Adam II i Lihtenshtein: 3.12 miliardë euro
8 – Mbreti Mohammed VI i Marokut: 1.87 miliardë euro
9 – Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit: 1.07 miliardë euro
10 – Alberto II, Princi i Monacos 0,89 miliardë euro