Ja ministrat e Qeverisë së Kosovës, Kurti publikon emrat

Mandatari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur dhe pranimin e të vërtetës nga ana e Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy popujve dhe në mes të dy shteteve. Ai në foltotën e Kuvendit, duke prezantuar ekspozën e tij para të zgjedhurve të popullit, tha se me Serbinë, Kosova ka çështje të hapura që duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, megjithatë shtoi se asnjë progres nuk mund të bëhet nëse nuk mund të bëhet nëse nuk ka progres në zgjidhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

Kurti shtoi se raportet tona fqinjësore do t’i avansojmë nëpërmjet reciorocitetit. Sipas tij, rruga drejt integrimit në BE, mund të jetë sfiduese por ajo nuk ka alternativë. Media ka siguruar emrat e Qeverisë së re e cila pritet për pak që të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministër është propozuar ish-ministri i Financave Besnik Bislimi, ndërkohë zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme do të jetë Donika Gërvalla nga Lista “Guxo”.StrugaLajm

Zëvendëskryeministre nga komunitetet do të jetë Emilia Rexhepi. Ndërkohë që ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati. Ministre e Drejtësisë është propozuar Albulena Haxhiu, Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministër Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajurllah Çeku, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kraniqi, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.StrugaLajm

Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë do të jetë Faton Peci. Ndërsa Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj, Ministër i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministër i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka.

Ndërsa ministër për Komunitete dhe Kthim nuk ka emër por është e rezervuar për Listën Serbe.

In : Aktuale

Loading...
loading...