Ziadin Sela me urim për kryministrin Albin Kurti

I nderuari Kryeministër i Kosovës,
z. Albin Kurti

Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës dhe e Qeverisë suaj padyshim është institucionalizimi i verditktit për ndryshim që shqiptarët e Kosovës e votuan duke ju besuar ju. Shqiptarët e Kosovës tanimë kanë një Kryeministër dhe një Qeveri të merituar,e cila me hapa më të shpejtë do të vazhdojë me shtetndërtimin e Kosovës, për të mirën e qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, instalimit të shtetetit të së drejtës dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës nga shumica e votuesve kosovarë është një shpresë për të gjithë ata që e duan ndryshimin. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ashtu si gjithë shqiptarët kudo në botë, e kanë ndjekur me interesim të madh procesin e ndryshimit të skenës politike në Kosovë, sepse Kosova dhe shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë qenë model i rezistencës dhe ndryshimit.StrugaLajm

Më lejoni që në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët si parti mike e Vetëvendosjes, t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Kosovës, duke ju dëshiruar sukses në realizimin e objektivave tuaja programore, kushtetuese, por edhe kombëtare si Kryeministër i Kosovës.StrugaLajm

Një Kosovë e fortë politikisht, ekonomikisht dhe e integruar është një garancë më tepër edhe për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...