Ja në cilat vendbanime të Strugës do mungojë uji sot

NPN Proaqua Strugë i njofton konsumatorët e shërbimeve të saj se për shkak të një defekti në gypin kryesor përçues Ø700 mm ndërmjet fshatit Vishnjë dhe rezervuarit në fshatin Zagraçan, SH.P.K. „MHE Gorno Beliçki Izvori” do te ndërmarrë aktivitete për sanimin e tij më datë 18.10.2018.
Si pasojë e kësaj situate furnizimi me ujë do të rëndohet (ndërpritet) prej orës 8:00 deri në orën 20:00 në këto vendbanime: Zagraçan, Belicë e Poshtme, Veleshtë, Tatesh i Epërm dhe i Poshtëm, Livadhi, Llozhan, Vranishtë, Misleshovë, Fjerishtë dhe ndërtesat më të larta në qytetin e Strugës.

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...