Ja nota mesatare në dy shkollat e mesme të Strugës

Lista me rangimin e shkollave të mesme në nivel republikan në fund të vitit të kaluar shkollor tregon se nxënësve të shkollave të mesme nuk u mësohet për dallim nga ata të filloreve.

Më rëndë arrihet në notën 5 tek shkollat e mesme sesa në fillore, njofton KOHA. Ky përfundim mund të arrihet nëse shihet lista me notat mesatare të të gjitha shkollave fillore të Maqedonisë. Vetëm një shkollë ka mesatare mbi 4, ndërsa shumë shkolla mezi arrijnë në notë mesatare 3. Nga qindra shkolla të mesme rreth 40 shkolla kanë mesatare më pak se 3. Për dallim nga shkollat e mesme, lista me shkollat fillore të Shkupit tregon se mesatarja e tyre është më e lartë.

Nota më të mira në nivel republikan kanë nxënësit e shkollës së mesme të Shkupit, Gjimnazit “Orce Nikollov”. Vitin e kaluar notë mesatare e kësaj shkolle ka qenë 4.18.

Në nivel komunal ku ka më shumë se 5 shkolla të mesme mesatare më të mirë kanë shkollat në Manastir edhe atë 3.36, në Shkup me sukses 3.23, Kumanovë 3.19, Prilep 3.07. Komuna e Tetovës ka rezultate më të dobëta me mesatare 2.66 ndërsa shkollat e Strugës Niko Nestor me 2.92 ndërsa Ibrahim Temo me 3.09.StrugaLajm

Nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe, Gjimnazi i Sarajit ka arritur mesatare vetëm 2.86, Gjimnazi “Zef Lush Marku” 2.88, “Cvetan Dimov” 2.59, “Dr Pançe Karagjozov” 3.58, “Arseni Jovkov” 2.78, “Marija Kiri Sklodovska” 2.96…(Koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...