Ja pra në çfarë derexhe ka katandisur intelektualizmi ndër shqiptarët e Maqedonisë !

Shkelzen Halimi

Ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (pse jo edhe në hapësirat tjera shqiptare) të shumtë janë analfabetët funksional, të cilëve, falë partive politike, u “buzëqeshi” fati të jenë në pozita drejtuese. Ata, në fakt, dinë të mbledhin dhe zbresin numra jo më shumë se deri në 100, i dinë 36 shkronjat e gjuhës shqipe, por s’dinë këto shkronja t’i përdorin për të shkruar një tekst qoftë edhe si një lutje e thjeshtë. Ata dinë vetëm të nënshkruajnë. E pra, kur bëhet fjalë për nënshkrim, ata vërtet janë ekspertë dhe e “arsyetojnë” besimin e partisë. Ndodh shpesh që të tillë, çuditërisht, të na paraqiten edhe me ndonjë shkrim (në portale) apo edhe fjalim rasti dhe ata që nuk i njohin, do të mendonin se bëhet fjalë për intelektualë të regjur e me potencë intelektuale. Por, të tillët, fare nuk e çajnë kokën për faktin se ka dikush që i njeh mirë, që kanë qenë bashkë në shkollë, e dinë se si e kanë kryer filloren, të mesmen dhe arsimimin e lartë. Më e keqja e gjithë kësaj është fakti se janë të shumtë ata që e dinë se shkrimet me të cilat paraqiten në opinion, në emër të tyre i shkruajnë, siç do të thotë Faik Konica, larot e pendës, pra ata që vullnetarisht u nënshtrohen analfabetëve funksional, duke ua huazuar penën e tyre për një kockë, pra duke shkruar shkrime, në të cilat figurojnë emrat e analfabetëve. Kjo është maja e së keqes që ndodh ndër ne, mbase kjo është maja e hipokrizisë. Dhe çka ndodh! Si ai që e shkruan e fshihet prapa analfabetit funksional, si drejtori analfabet, thjeshtë e mashtrojnë vetëm vetveten. Ja pra në çfarë derexhe ka katandisur intelektualizmi ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut! Në nivelin më tragjik…StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...