Ja profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut dhe rrogat

Programerët, konsulentët dhe të punësuarit në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike janë më të paguarit në Maqedoninë e Veriut.

Enti Shtetëror i Statistikës këtë javë njoftoi se paga mesatare neto në korrik ishte 36.286 denarë apo 590 euro, përcjell INA.

Edhe pse ka rritje në nivel vjetor, ajo është ende më e vogël se në qershor dhe maj të këtij viti. Gjegjësisht, në muajin qershor të këtij viti paga mesatare ishte 36.527 denarë, ndërsa në maj 36.465 denarë apo rreth 600 euro.

Kjo është lista e pagave më të larta në Maqedoni sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave:

– Programim kompjuterik, këshillim dhe aktivitete të ngjashme 91,970 den apo 1500 euro.

– Veprimtari të tjera profesionale, shkencore dhe teknike 61.687 den apo rreth 1000 euro.

– Prodhimi i makinave dhe pajisjeve, të pa përmendura diku tjetër 60,198 den apo afër 1000 euro.StrugaLajm

– Aktivitete financiaro-shërbyese, përveç fondeve të sigurimit dhe pensionit 53.262 den apo mbi 850 euro

– Veprimtari juridike dhe kontabiliteti 52.738 den apo mbi 850 euro.

– Aktivitetet e menaxhimit; konsulencë menaxheriale 51,832 ditë apo mbi 850 euro.

– Marketing (reklamim dhe propagandë) dhe hulumtim i tregut 50.065 den mbi 800 euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...