Ja pse ikin të rinjtë!

Shefik Duraku

I ri, i shëndetshëm, i drejtë, i zgjuar, ka ikur jashtë vendit për të fituar para. Ndoshta po. Mirëpo nuk është pikërisht ashtu ..

– Ikën nga shkollat tona ku nipi i drejtoreshës ka më shumë pesëshe sesa ai, edhe pse nuk di të hapë gojën, ndërsa ai vetë di më shumë se mësuesja.

Ikën nga komunat tona ku për të parë kryetarin e komunës që t’i ankohesh, është e barabartë me kërkesën të takohesh me D.Trampin.

Ikën nga konkurset tona për punë ku djalin e drejtorit me shkollë të mesme e pranojnë në vend të atij me diplomë fakulteti.

Ikën nga spitalet tona ku pret me orë të tëra, ku të hedhin në shtrat e të mbulojnë me lecka dhe kur shkon në tualet më shumë duket si tualet fushe se sa si tualet spitali.StrugaLajm

Ai ikën nga sportelet tona, ku njerëzit e kulturuar janë duke pritur ne radhë, dhe punëtorët e ,,old fashion” dhe të përtypur po i shërbejnë atij ,,me lidhje” nga ana tjetër.

– Ikën nga marketet tona ku shitëset gjithmonë ,,pa dashje” gabojnë duke shtypur më shumë herë një artikull, e kurrë më pak.StrugaLajm

– Ikën nga shgërbimet tona, ku njerëzit para hundës së tij hyjnë në zyrë jasht radhës, ndërsa ai pret me numrin në dorë.

– Ai ikën nga gjykatat tona ku në njërën sallë të gjykatës ai paguan gjobë për një bisht cigareje të hedhur në rrugë, ndërsa në sallën tjetër në të njëjtën kohë lirojnë terroristin.

– Ikën nga institucionet tona, ku nuk mund të durojë të punojë përderisa i ka shefat analfabetë, përveç kësaj, duhet të shtiret se është i kënaqur, plus të kërkon t’i blesh byrek dhe cigare shefit analfabet.

Ikën nga politikanët mashtrues…
Ikë nga ajri helmues….
Ikë nga ryshfeti dhe korrupsioni…
Ikë nga mungesa e moralit…
Ai ikë nga rrugët e pa pastërta…
Ikë nga qentë endacakë…
Ikën nga rrugicat pa shporta për mbeturina…
Ikë nga kontejnerët e stërmbushur…
Ikë nga ndëshkimi selektiv …
Ikë nga papërgjegjësia …
Ikë nga gënjeshtrat …
Po ikë nga mashtrimet …
Po ikë nga padrejtësia …

Ikë nga gjithçka! Sepse ai dëshiron të ndjehet i dobishëm, të respektojë ligjet në një shtet ku të gjithë i respektojnë ato dhe trajtohet në mënyrë të barabartë, sepse ai dëshiron të jetë i respektuar dhe produktiv që dikush t’ia vlerësojë realisht dituritë dhe aftësitë.

Ai nuk ikë në kërkim të parave, ai ikë për të kërkuar një jetë normale dhe një të ardhme për veten e tij!
Ikë sepse ai është i vetëdijshëm se në këtë vend këtë nuk mund ta arrijë!
Edhe rrogë prej 1.000 eurosh po t’i japësh, ai përsëri do të ikë!


Loading...
loading...