Ja pse ndodhën përleshjet në Shkup ndërmjet maqedonasëve dhe shqiptarëve

Policia e Shkupit ka konfirmuar përleshjen fizike sonte afër Bit Pazarit, ndërsa ka njoftuar se tre të lënduarit tashmë po përkujdesen në Urgjencën e Klinikës “Nëna Terezë” në Shkup, shkruan gazeta KOHA.

“Rreth orës 21, në Bulevardin ‘Kërste Misirkov’, përballë Kompleksit ’26 Korriku’ afër Bit Pazarit, në autobusin e qytetit me numër 50, konkretisht në katin e dytë të autobusif, ka shpërthyer përleshje fizike mes dy grupeve të rinj, të cilët kanë vazhduar rrahjen edhe në katin e parë të autobusit, me çka janë sulmuar edhe udhëtarët tjerë ne autobus. Njëri nga personat e involvuar në zënë, me dhunë i ka kapur timonin shoferit dhe ka shkaktuar aksident me një autobus tjetër privat, me numër 20. Pasi janë hapur dyert e autobusit, personat e dhunshëm kanë vazhduar përleshjen edhe jashtë, në bulevard, ndërsa kanë ikur sapo kanë parë patrullat e policisë, të cilës ishin lajmëruar nga udhëtarët e autobusit me numër 40. Të lënduar janë 3 persona, të cilët me vetura të Ndihmës së Shpejtë, janë derguar në Urgjencën e Klinikës ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Tani për tani, i arrestuar është personi me iniciale R.B, ndërsa po punohet ne zbardhjen e plotë të rastit, si dhe identifikimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të pjesëmarrësve në këtë incident”, thuhet në njoftimin e policisë se Shkupit. Bëhet fjalë për përleshje fizike midis nje grupi të rinjësh shqiptarë me huliganët e grupit të tifozëve “Komitat”, të cilët të indinjuar nga humbja e E ekipit të tyre Vardari nga Real Sociedadi me rezultat 0:6, kanë provokuar dhe sulmuar të rinjtë shqiptarë nëpër autobusë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...