JA PSE NUK FUNKSIONOJNË LIBRARITË TE SHQIPTARËT E MAQEDONISË

SHKRUAN: BLERIM LATIFI

Kur e lexova lajmin për mbylljen e librarisë “Nobel” në Shkup, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte thënia e Brodsky-t se ka krime më të këqija se djegia e librave, e njëri prej tyre është kur nuk lexohen ato.

Ishte një befasi e këndshme për mua kur e vizitova këtë librari, disa disa javë më parë, pas ftesës së pronarit të saj, Latif Mustafa. Latifi ka studiuar filozofi tek ne në Departamentin e Filozofisë dhe më erdhi shumë mirë kur, pas shumë vitesh, e pashë se pasioni i tij për botën e librit ishte po aq i madh, sa në kohën kur ishte student. Dhe kjo më se miri shihej në librarinë e tij. Mënyra se si libraria ishte organizuar, sistematizimi plot shije i librave, vetë përzgjedhja e titujve, flisninin qartë për dashurinë dhe vizionin e Latifit për botën e librit. Brenda librarisë së tij të krijohej ndjenja se kishe hyrë në një librari të Parisit apo të Londrës. Por, gjithë kohën sa po e shijoja atë kënaqësi intelektuale brenda saj, nuk më hiqej nga mendja një parandjenjë e keqe se kjo librari do ta kishte të vështirë të mbijetonte gjatë.

Prej nga më vinte ajo parandjenjë?StrugaLajm

Pikë së pari nga rrethina brenda të cilës ndodhej libraria. Një rrethinë e dominuar nga një mentalitet esencialisht oriental. Libraria “Nobel” i ngjante një luleje të bukur që është e dënuar të thahet shpejt, ngase është mbjellur në një tokë të papërshtatshme për të. Ajo u mbyll, sepse lexuesi i saj në Maqedoninë Veriore nuk ekziston. Fjala është për lexuesin shqiptar të literaturës shqipe dhe asaj perëndimore.StrugaLajm

Po pse nuk ekziston ky lexues?

Sepse është duke ndodhur një gjamë e madhe kulturore tek shqiptarët e Maqedonisë: ata janë duke u zhvendosur në një univers tjetër kulturor, në të cilin nuk ekziston as interesimi më minimal as për kanonin e vlerave kulturore të Civilizimit perëndimor dhe as për kanonin e kulturës kombëtare shqiptare. Ata janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe. Dhe gjatë kësaj zhvendosje ata janë duke u shndërruar nga një komunitet etnik në një komunitet religjioz. Diçka që u kishte ndodhur shumë dekada më herët bashkëatdhetarëve të tyre të besimit ortodoks. Latifi me librarinë e tij donte të ecte në drejtimin e kundërt të kësaj rryme të shkombëtarizimit të shqiptarëve të Maqedonisë, por duke qenë i vetëm në këtë ecje, nuk kishte si të ndodhte ndryshe me përpjekjen e tij.

Marrë nga profili i autorit në Facebook 

In : Aktuale

Loading...
loading...