Ja qytetet nga janë 76 të prekurit me koronavirus

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 885 teste dhe janë konfirmuar 76 raste të reja të COVID -19, edhe atë në:

  • Shkup 52
  • Kumanovë 2
  • Shtip 1
  • Tetovë 14
  • Veles 2
  • Gostivar 2
  • Koçanë 1
  • Probishtip 1
  • Kratovë 1

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 26 pacientë të shëruar :

  • Shkup 12
  • Kumanovë 2
  • Tetovë 11
  • Gostivar 1

Në Spitalin “8 Shtatori” ndërroi jetë një paciente nga Struga (56 vjeçare) e hospitalizuar më 21 maj si e dyshuar ndaj COVID-19, e cila u konfirmua pozitiv pas pranimit në spital.StrugaLajm

Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 31 187 teste të COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e fundit , 127 teste janë nëpërmjet skriningut. Testet janë kryer në kopshtet në Shkup dhe institucionet gerontologjike dhe nga këto teste të realizuara nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv i COVID -19.StrugaLajm

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2391, numri i pacientëve të shëruar është 1595, numri i vdekjeve është 141 dhe për momentin numri i rasteve aktive në vend është 655.

Ju kërkojmë ndjesë për vonesën në statistikat e sotme për gjendjen e virusit korona , deri më tani kemi pritur të dhënat nga një laborator privat.

In : Aktuale

Loading...
loading...