Ja rregullat e reja për marrjen e patentës së shoferit

Patenta e shoferit në vend të 16 do të mund të merret tani nga mosha 17 vjeçare. Ky është një nga ndryshimet në Ligjin sigurinë e trafikut rrugor, që ligjvënësit e votuan sot, për të diskutuar në procedurë të shkurtuar për këtë ligj.

Me zgjidhjet e propozuara është rritur kufiri i moshës për të fituar të drejtën për të marrjes së patentës për vozitje të kategorinë “B”, përkatësisht tani të rrinjtë këto do të kenë të drejtë që ta realizojnë që nga mosha në 17 vjeçare, kurse janë fshirë kriteret që këta të kenë të patjetërsueshme notat e shkëlqyera dhe sjelljen e mirë.

“Kjo nuk është një kriter për kalimin e testit për vozitje dhe mund të cilësohet si kriter diskriminuese”, thuhet në shpjegimin e ndryshimeve të propozuara.

Ndryshimet e propozuara nga deputetët Tomislav Tuntev, Mirsada Emini Asani, Jovan Mitreski Goran Milevski, Jagoda Shahpaska, Shpresa Hadri dhe Ilija Nikollovski parashikojnë që personat mbi 70 vjeç do t’u lëshohet patentë shoferi e vlefshme deri në tre vjet, me kontroll të detyrueshëm të ekzaminimit mjekësor. Deri më tani, kjo dispozitë ka qenë e vlefshme për personat mbi 65 vjet.

In : Aktuale

Loading...
loading...