Struganët vazhdojnë të helmohen, bie plani për deponitë rajonale (VIDEO)

Në ministrinë e Ambientit Jetësor deri më tani nuk ka mbërritur nismë për ndryshime ligjore përmes së cilave Qeveria dhe ministria e Ambientit do t’ua merrnin komunave kompetencat për përcaktimin e lokacioneve për ndërtimin e deponive rajonale. Nga LSDM-ja në Ohër, dje jozyrtarisht thanë se në Qeveri ekziston një nismë e tille, por ministri i Ambientit Sadulla Duraku këmbëngul se një gjë e tillë nuk është në planet e këtij dikasteri.

Ne ende nuk kemi filluar për ndryshimet ligjore dhe nuk ka një gjë të tillë, nëse ka dal nga dikush këto informacione nëse do bëhen ndryshimet ligjore, do të jeni të njoftuar sigurisht dhe nuk ka një gjë të tillë që t’i merren kompetencat komunave. Ne ende vazhdojmë me projektet ashtu siç janë paraparë me IPA programet. Nuk mundemi ne si ministri apo si Qeveri për njëherë t’i ndryshohen rregullat e Bashkimit Evropian dhe investimeve nga IPA programet – tha Sadulla Duraku, ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Të pyetur nga Alsat nga shërbimi për Informim i Qeverisë gjithashtu hodhën poshtë informacionet se po punohet mbi ndryshime ligjore sa i përket kësaj problematike.StrugaLajm

Qeveria nuk po punon në asnjë lloj ndryshimi ligjor sa i përket pushtetit lokal, e në veçanti te marrjes së kompetencave të tyre. Qeveria në bashkëpunim me Komunat punon në procesin që të gjendet një zgjidhje afatgjate sa i përket deponive rajonale në kuadër të Ligjit ekzistues për Pushtet Lokal”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë.StrugaLajm

Reagimet erdhën si pasojë e vendimit të komunës së Debarcës për të mos dhënë pëlqimin për nsimën për deponi rajonale në territorin e kësaj komune, ku dhe do të barteshin edhe plehrat e Strugës.  Ndërkohë mbrëmë Qeveria mori vendim që të ndahen 12milion denarë nga rezervat e buxhetit që të njëjtat të shfrytëzohen për kompresim dhe transport  të mbeturinave nga deponia e Strugës në lokacion tjetër. Ndërkohë , banorët e Strugës edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar të helmohen nga tymi në deponinë e Strugës./alsat-m         

In : Aktuale

Loading...
loading...