Ja si do jetë moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Nga paraditja, veçanërisht në perëndim do të ketë rritje të vranësirave me shi të përkohshëm dhe bubullima të rralla. Pasdite shi të përkohshëm do të ketë edhe në verilindje, ndërsa deri në fund të ditës reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë e deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 e deri në 33 gradë Celsius.

Indeksi UV do të arrijë 7.StrugaLajm

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite me reshje të dobëta të shiut.  Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.StrugaLajm

Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht e thatë me erë të përforcuar veriore, veçanërisht përgjatë Vardarit.

In : Aktuale

Loading...
loading...