Ja si e kujton artisti Xhevat Limani gazetarin Mehmet Latifi

Xhevat Limani

Dhembshurisht
Çdo kthim në vendlindje me të parin që pija kafenë ishte padyshim gazetari, atdhetari, veprimtari intelektual dhe njeriu i mirë Mehmet Latifi. Ndjehet mungesa e tij fizike, biçikleta, kollitja prej duhanxhiu karakteristik, bisedat e tij mbi tema kombëtare, informatat e shumta dhe edukata e tij intelektuale. Ai nuk është më, mirëpo fryma e tij dhe veçmas imazhi kroniko reporteresk rri pezull mbi qiellin e qytetit tim. Ai ishte si një puhizē freskuese. Kush mund të besonte se do shkonte para kohe në çastet kulmore kur po mbillte frutin e tij.
Kujtimi mbi Memetin seç më sjell një ndjenjë pengërie të qytetit tim që i mbeti borxhli atij njeriu të mirë.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...