Golat për Vëllazërimin i shënuan Murat Adili dhe Belul Nebiu, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2.
Festa e kërcovarëve pas përfundimit të ndeshjes ka qenë e çmendur.
Të gjithë lojtarët kanë hyrë në liqen, duke festuar fitoren e madhe që i mban në garë për një vend që mundëson kualifikim direkt në elitën e futbollit vendor. Vëllazërimi dhe Gostivari ndajnë vendin e dytë me nga 43 pikë, kurse Makedonija GJP është lider me 44 pikë./lajm