JA SI KULTIVOHET INFERIORITETI I NXËNËSVE SHQIPTARË

Shpëtim Pollozhani

StrugaLajm

Librat e gjeografisë, historisë, muzikës, gjuhës MeV, vlojnë nga gënjeshtra dhe pasaktësi.
Në këto libra nxënësit shqiptarë mësojnë se shqiptarët janë të ardhur nga malet e Shqipërisë në shekullin, XVII dhe XVIII!? Jan Kukuzelin, Manastirin e Mbigurit, Qiriazët, Vëllezërit Manaki, dhjetëra figura të njohura dhe mijëra makro dhe mikro toponime janë me prejardhje të MaqeVer!?
Nxënësit shqiptarë mësojnë se ata janë MaqeVer të islamizuar, se i kanë sjellur turqit diku nga Kaukazi, se kanë bërë shumë zullume në këto troje, dhe 1001 marrëzi të tjera!?
Nxënësit shqiptarë mësojnë se Aleksandri i Madh, Filipi, Olimpia….. qënkan paraardhësit e MaqeVer të sotëm!?
Me tekste etnocentrik (MaqeVer) fëmijëve shqiptarë u shpëlahet truri dhe u mbillet ndjenja e inferioritetit.
Që të jetë fatkeqësia edhe më e madhe, këto 20-30 vjetët e fundit ne kemi pasur katër Ministra të arsimit shqiptarë!? Kemi pasur disa bashkëautorë dhe recenzentë shqiptarë!?
Të gjitha mundeni ti lexoni në një libër ku me punimet e vetë paraqiten:
Prof. Dr Xheladin Murati
Prof. Dr. Ajten Ajdari
Pof. Dr.Hamit Xhaferi
Prof. Dr. Vebi Bexheti.StrugaLajm

       KONFERENCA SHKENCORE

Shqiptarët, shkollat, programet shkollore dhe tekstet mësimore në gjuhën shqipe në MaqeVer, u organizua nga Shoqata Nisma.

In : Aktuale

Loading...
loading...