Ja struganët që themeluan LDK e Kosovës

Bëhen 32 vjet që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Nisma për themelimin e kësaj partie doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi,Ali Aliu, Ibrahim Berisha,Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa.Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë transmeton Strugalajm.com. Kjo nismë u përkrah dhe u nxit nga intelektual të kohës si Ibrahim Rugova, Ajri Begu, Basri Çapriqi e Ramiz Kelmendi, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e partisë.Disa intelektualë të njohur nga Maqedonia mbajnë vulën e themelimit të LDK-së.Në Kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbajtur më 23 dhjetor 1989 janë edhe emra të njohur të intelektualëve nga trevat shqiptare të Maqedonisë ku bien në sy edhe disa nga Struga si:Agni Dika,Kadri Zhuta,Mixhait Pollozhani,Zaim Istrefi të cilët atëkohë punonin dhe vepronin në Kosovë dhe ishin pjesë e lëvizjeve të para demokratike. Në mesin e themeluesëve janë edhe  shqiptarë të tjerë intelektual nga Maqedonia si:Dr.Ali Aliu, Arbër Xhaferri,Ajri Begu ,Sadi Bexheti ,Jusuf Rexhepi ,Isak Murati .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...