Ja të gjitha vendimet e seancës së 58 të Qeverisë

Qeveria mbajti seancën e 58-të të rregullt në të cilën përveç kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe anëtarëve të qeverisë, mori pjesë dhe fjalim mbajti edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Në seancë u potencua edhe një herë mbështetja dhe përkushtimi i Bashkimit Europian për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe u theksua se në këtë periudhë janë momentet kyçe për të vendosur përparimin e vendit tonë nga aspekti ekonomik, politik dhe sociologjik.Para ministrave u theksua se propozimi europian për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut përfshin të gjitha qëndrimet dhe vërejtjet e Maqedonisë dhe se negociatat mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të tij.

Në kuadër të seancës së 58-të të rregullt, Qeveria miratoi edhe Projektbuxhetin e plotësuar për vitin 2022, pas së cilës do të dërgohet në Kuvend. Propozimi i ndryshuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit , paraqet tekst të ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme. Njëzet e pesë milionë denarë mjete shtesë në shëndetësi, mjedis, infrastrukturë janë siguruar me ribalancin shtesë të Buxhetit për vitin 2022.

Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, janë miratuar ndryshime në drejtim të rritjes së mjeteve për përdorues të caktuar buxhetor, me ulje të njëkohshme të mjeteve nga funksionet e shfrytëzuesit buxhetor. Rialokimi i mjeteve kryhet brenda përdoruesve të caktuar buxhetor, të cilët nuk kanë efekt fiskal shtesë tek vetë përdoruesit buxhetorë, në llogarinë e buxhetit bazë.StrugaLajm

Qeveria shqyrtoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë për shkak të nevojës së imponuar të krizës globale energjetike për krijimin e kushteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme dhe me qëllim të harmonizimit të Ligjit për Energjinë me ligjet e reja horizontale, Ligji për Investimet Strategjike, Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese, Ligji për Dokumentet Elektronike dhe Identifikimin Elektronik, si dhe Projektligji për Ndërtimin e Termocentraleve Fotovoltaike dhe Projektligji për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve Informative.

In : Aktuale

Loading...
loading...