Ja vendi ku fshihen 70 ton ar në Maqedoni
Enti gjeologjik i Maqedonisë ka konfirmuar vlerësimet e mëhershme për rezervat e minierës së arit e të bakrit në komunën Bosilovo.
Ky ent ka kryer revidimin e studimit gjeologjik në lokacionet tek Ilovica dhe Shtuka në komunën Bosilovo ku duhet të hapet një minierë e re bakri e ari dhe ka konfirmuar vlerësimet e mëhershme të rezervave të këtyre minierave.
Sipas studimit në këtë vend zbulim ka 237 milionë tonë resurse dhe rezerva nga 225 milionë tonë xehe nga të cilat, sipas vlerësimeve, mund të nxirren rreth 70 tonë ar dhe 410 mijë tonë bakër.
Eksploatimi i vend zbulimit është paraparë të bëhet për 23 vjet.
Për zhvillimin dhe ndërtimin e minierës nevojiten 500 milionë dollarë e është planifikuar të punësohen rreth 400 veta.
Me revizionion përfundoi faza e gërmimeve të hollësishme gjeologjike dhe u përmbushën të gjitha kushtetet për vazhdim me zhvillimin e projektit, në pajtueshmëri me rregullativat.
Para do kohe, përmes shitjes së drejtpërdrejtë private, Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim u bë pronar i 19,99 për qind në Euromaks Risorsis, për shkak të qëllimeve investuese.