Ja vendimet e fundit të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 99 -të i solli masat, protokollet dhe rekomandimet më të reja për mbrojtjen e shëndetit publik nga KOVID -19, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive.

Në përputhje me rekomandimet, Qeveria solli vendim se për hyrje në objketet hotelierike, kafene dhe bare, pavarësisht kapacitetit dhe numrit të vizitorëve/mysafirëve/personave të pranishëm, si dhe për çdo ngjarje (festim, aheng, martesë, ditëlindje, pagëzim , koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive, bastore, kazino), është i detyrueshëm posedimi, bashkëngjitja dhe kontroll i njërit prej këtyre dokumenteve:

– certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose

– certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare.

Kjo masë është e detyrueshme për organizimin, punën dhe praninë/pjesëmarrjen në çdo lloj ngjarje në ambient të hapur, ku ka më shumë, si dhe për hyrjen në pjesën e mbyllur të qendrave tregtare.

Për më tepër, në të gjitha objektet hotelierike, kafenetë dhe baret e mbuluara nga kjo masë ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë / mysafirë / persona, është e detyrueshme të krijohet një shërbim sigurie nga personi juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa në objektet hotelierike me kapacitet më të vogël se 30 persona, kontrolli i posedimit të certifikatës KOVID -19 të vizitorëve është detyrë e personave të punësuar rregullisht.

Këto masa hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në “Gazetën zyrtare”, gjegjësisht prej nesër, 18 gusht të vitit 2021.StrugaLajm

Mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit të vendit të ngjarjes dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë me posedim të detyrueshëm, bashkëngjitjen dhe verifikimin e njërit prej dokumenteve të detyrueshëm KOVID – 19.

Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar tregojnë:

-certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID-19; oseStrugaLajm

– certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes; ose

-vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për qytetarët tanë që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikata për vaksinim ose që e kanë kaluar KOVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 (shtatë) ditëve izolim në shtëpi me vendim të Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror.

Shtetasit e huaj që trasitojnë nëpër vend do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

Në këtë seancë, Qeveria e miratoi edhe Protokollin për masat parandaluese gjatë kryerjes së Regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe me miratim të Komisionit për sëmundje infektive, në seancën e sotme u soll vendim për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 me prani fizike, me kapacitet të plotë, sipas protokolleve të konfirmuara dhe të sjella.

Përjashtime nga ky vendim mund të sillen për fëmijët me sëmundje të rralla ose me aftësi të kufizuara, fëmijët që vijnë nga familje me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve, si dhe arsye të tjera jo-mjekësore me lejen e shkollës.

U theksua se vazhdimisht do të ndiqen situatat dhe se si alternative ekzistojnë dy skenarë shtesë: kalimi në arsimim të plotë onlajn ose të kombinuar, nëse vjen deri në ndryshim të situatës me pandeminë.

In : Aktuale

Loading...
loading...