BLENDI PETROL
Aktuale

Janë regjistruar dy incidente të vogla në Këçrovë

Nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike, por ka pasur dy incidente që kanë të bëjnë me grisjen e një flete votimi. “Një votues në Kërçovë ka deklaruar se ka bërë gabim me rrethimin dhe ka grisur e fletën e votimit.

Në Kërçovë ka pasur edhe një rast tjetër ku një votues e ka fotografuar fletën e votimit dhe për këto ngjarje do të merren masat e duhura”, tha për “Sitel”, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai shtoi se deri më tani zgjedhjet janë të qeta dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në këto zgjedhje që të vazhdojmë gjatë gjithë ditës dhe të kemi zgjedhje të qetë dhe të ndershme demokratike.

Ai përkujtoi se shërbimet e MPB-së janë duke punuar edhe sot që qytetarët të marrin letërnjoftimet.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button