Jeton Shaqiri: Administratorët të cilët nuk do pranojnë transferin do humbin vendin e punës

Ministri për Shoqëri Informatike Jeton Shaqiri për “Telma” tha se me ligjin e ri që u përcaktua dje në seancën qeveritare, punonjësit “në kuadër të Marrëveshjes Kornizë që rinë në shtëpi dhe marrin rrogë” do të pushohen nga puna nëse ata refuzojnë të rishpërndahen sipas listës së transferimit të përgatitur nga Ministria.

Bëhet fjalë për 1.420 persona për pagat e të cilëve në Buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar 9.3 milion euro.LAJME TË NGJASHME

Ministri Hoxha në Prilep, ndërpriten protestat e prodhuesve…Dhj 8, 2020

EPP pa koment për bllokadën e Borisovit në Këshillin e BE-sëDhj 8, 2020

Tetova një vit pa vrasjeDhj 8, 2020

“Ka disa prej tyre që duan të shkojnë në punë, por për shkak të procedurave kemi këtë situatë. Nëse ata nuk pranojnë fillimisht, do të jenë në listën e transferimit dhe punësimi i tyre do të ndërpritet nëse nuk pranojnë kërkesën nga institucioni tjetër për t’i marrë ato”, tha Shaqiri.

Punonjësit të cilët që nuk kanë marrë pagë që 10 vjet, që duhet ta marrin sipas ligjit të ri do t’u jepen 7 ditë për të pranuar një punë sipas planit të Qeverisë, ndërsa nëse ata refuzojnë, ata do të shkojnë në listën e transferimit të Ministrisë për Shoqëri Informatike. Aty ata do të kenë 5 ditë kohë për të nënshkruar që ata e pranojnë ofertën, ose përndryshe humbin punën e tyre përgjithmonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...