Kamarierja mori bakshish mbi 4 mijë dollarë, por përjashtohet nga puna pasi shefi i tha t’i ndante me stafin

Një kamariere e cila mori një bakshish prej 4,400 dollarësh nga një grup klientësh për t’u ndarë mes saj dhe një kamariere tjetër, është pushuar nga puna pasi menaxheri i restorantit e detyroi të shpërndante shumicën e parave.

Mysafirët u morën vesh që të kontribuonin nga një bakshish prej 100 dollarësh në një restaurant në Arkansas të SHBA-ve.

Teksa grupi i paraqiti njërës prej kameriereve, Ryan Brandt, një çek prej 4,400 dollarësh për ta ndarë mes saj dhe një kameriereje tjetër që i shërbente grupit, ajo mbeti në lot.

Por menjëherë më pas, menaxherët e restorantit i thanë asaj se do t’i duhej të ndante bakshishin me të gjithë kolegët e saj – diçka që ajo tha se nuk e kishin kërkuar në tre vjet e gjysmë që ajo ka punuar atje.“Më thanë se do t’i jepja paratë e mia menaxherit tim të turnit dhe do të merrja 20 për qind në shtëpi”, tha Brandt, duke vënë në dukje se asaj kurrë nuk i ishte kërkuar të ndajë bakshishin e saj.

Brandt, e cila studioi spanjisht në Universitetin e Arkansas, tha se ishte “e shkatërruar” që i duhej të kalonte bakshishin e madh pasi kishte planifikuar t’i përdorte paratë për të ndihmuar në shlyerjen e kredive të saj studentore, raporton DailyMail.StrugaLajm

Brandt më pas ishte pushuar nga puna për shkelje të “rregullave të restorantit”.

Kontribuesit më pas krijuan një GoFundMe për ta ndihmuar studenten të paguajë shpenzimet e saj derisa të gjejë një punë tjetër. Ajo mblodhi 8,700 dollarë.


Loading...
loading...