Kanë thënë mbi të shkruarën…

– Qëllimi i një shkrimtari është të mos ta lejojë civilizimin të shkatërrojë veten. (Albert Camus)

– Një shkrimtar i mirë zotëron jo vetëm shpirtin e tij, por edhe shpirtrat e miqve të tij. (Friederich Nietzsche)

– Ka tre rregulla për të shkruar një roman. Për fat të keq askush nuk i di. (W. Somerset Maugham)

– Leximi i lehtë është i shkruar i vështirë. (Natthaniel Hawthorne)

– Një roman i mirë na rrëfen të vërtetën në lidhje me personazhin e tij, ndërsa një roman i keq na rrëfen të vërtetën mbi autorin e tij. (G. K. Chesterton)

– Shkrimtarët e mëdhenj janë njerëz të padenjë. Ata jetojnë padrejtësisht, duke e kursyer për letrat pjesën e tyre më të mirë. Njerëzit e mirë shpëtojnë botën, kështu ata bastardët si puna ime mund të vazhdojnë të shkruajnë dhe të bëhen të pavdekshëm. Nëse ti e lexon këtë pasi kam vdekur, do të thotë që ia kam arritur. (Charles Bukowski)

– Për sa më përket mua, nëse libri është shkruar mirë, më duket gjithmonë shumë i shkurtër. (Jane Austin)

– Zëvendëso me “dreqin” çdo herë që të vjen të shkruash “shume”. Redaktori yt do ta fshijë dhe të shkruarit do të mbetet ashtu siç duhet. (Mark Twain)

– Nuk ka agoni më të madhe se të mbash brenda vetes një histori të patreguar. (Maya Angelou)StrugaLajm

– Të shkruarit është një veteksplorim i pafund i shkrimtarit. Një eksorcizëm, jo domosdoshmërisht i demonëve të tij, por i pakënaqësisë së tij hyjnore. (Harper Lee)

– Unë shkruaj ndryshe nga ç’flas, unë flas ndryshe nga ç’mendoj, unë mendoj ndryshe nga ç’duhet të mendoj, kështu që e gjitha vazhdon edhe më, në zemër të errësirës. (Franz Kafka)

– Nëse nuk ka lot te shkrimtari, nuk do të ketë lot as te lexuesi. Nëse nuk ka befasi te shkrimtari, nuk do të ketë befasi as tek lexuesi. (Robert Frost)

– Nesër mund të jetë një ditë ferri, por sot ishte një ditë e mirë për të shkruar, dhe në ditët e të shkruarit të mirë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. (Neil Gaiman)

– Nuk ka finale të vërteta. Është vetëm një vend ku ti ndalon rrëfimin. (Frank Herbert)

– Duhet të jesh i dehur ndërsa je duke shkruar, kështu realiteti nuk do të mundë të të shkatërrojë. (Ray Bradbury)

– Shkrimtar është ai, të cilit të shkruarit i duket më i vështirë se ç’është për njerëzit e tjerë. (Thomas Mann)

In : Aktuale

Loading...
loading...