Kapen me drogë , ka të arrestuar nga Shkupi dhe Ohri

Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në f. Kollarë, dje rreth orës 18:00, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë i kanë privuar nga liria R.S. (46) nga Ohri, J.T. (40) dhe G.S. (39) të dy nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit të automjetit “folkswagen golf” me targa të regjistrimit të Ohrit, i drejtuar nga R.S., kurse si bashkëudhëtar kanë qenë J.T. dhe G.SH., nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të holla në apoenë dhe valuta të ndryshme si dhe sende tjera.StrugaLajm

Sot (08.07.2022), në bazë të urdhërit gjyqësor, nëpunës policorë të SPB Ohër kanë kryer bastisje në shtëpinë e R.S. në Ohër, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, shiringa plastike me materie të lëngshme, makinë thërmuese dhe sende tjera”, theksohet në kumtesë.StrugaLajm

Siç njofton MPB, pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat.

In : Aktuale

Loading...
loading...