Rreth 60 kg lëndë narkotike janë kapur sot nga policia kufitare perendimore në Maqedoni. Alsat mëson nga burimet se lenda narkotike është e tipit marihuanë.
Sipas informatave të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.
Alsat mëson se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohe që vazhdon ndjekja per disa prej tyre. Operacioni është në vijim e siper nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.
Të dhënat flasin për një trafik të mirefilltë droge, ndërkohë që ende nuk zbulohen emrat e trafikatëve. E panjohur per momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqiperia.