Kapen me 1 milion € drogë, lihen në burg trafikantët shqiptarë

U kapën me 1 milion € drogë, lihen në burg trafikantët shqiptarë

U kapën me 1 milion € drogë, lihen në burg trafikantët shqiptarë
Publikuar: 21:09, 27 Tetor, 2017
Pesë personat të cilët këtë javë u arrestuar nga policia italiane në Ferrara, që sekuestroi një sasi droge prej rreth 120 kg marijuhanë janë lënë në burg.

Siç raportojnë mediat lokale, ata dolën para gjykatës që vendosi për të 5-të masën e arrestit me burg pa afat.

Tre shqiptarët e arrestuar gjatë aksionit të koduar “Cargo” janë Vital Meço, 43 vjeç; Tonin Bibaj 33 vjeç e Alfred Gjoka, 36 vjeç.StrugaLajm

Droga që vinte nga Spanja, nëse shitej do ti sillte rreth 1 milionë euro, kanë llogaritur mediat italiane.

In : Aktuale

Loading...
loading...