UEFA dënon Skënderbeun

Skënderbeu dënohet nga UEFA. Organizmi më i lartë evropian i futbollit nuk i ka toleruar koret raciste në ndeshjen e korçarëve kundër serbëve të Partizanit të Beogradit të mbyllur 0-0.
UEFA ka vendosur një gjobë prej 60 mijë eurosh dhe luajtjen me 1 ndeshje pa tifozë në shtëpi. Në vendimin e publikuar nga qeveria e futbollit europian, citohet se në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena ka pasur kore raciste kundër skuadrës udhëtuese.
Skënderbeu do luajë pa tifozë ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit që do të luhet sërish në Elbasan. ©LAPSI.alStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...