Kapen me punë në të zezë 5 shtetas të Maqedonisë në kantonin e Zyrihut

Me rastin e kontrollimit që policia i ka bërë ditën e hënë (dje) një kantieri të ndërtimit në Sennhof, komuna e Winterthurit, Kantoni i Cyrihut ka kapur pesë persona që po punonin pa leje pune. Policia i ka arrestuar ata nën dyshimin se kanë punuar në të zezë, shkruan sda.ch.

Të arrestuarit, siç bën të ditur sot Policia e Kantonit të Cyrihut janë shtetas të Maqedonisë, të moshave 20 deri 49 vjeçare.StrugaLajm

Ata ishin duke punuar në vendosjen e armaturës në kantierin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Përveç ndaj tyre, një kallëzim penal në prokurori është ngritur edhe ndaj punëdhënësit të tyre një shtetas shqiptar i moshës 29 vjeçare.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...