Kapet me 1 kg drogë, udhëtari i relacionit Stamboll-Strugë

Ndaj pesë personave fizik dhe një personi juridik, gjatë muajit qershor Drejtoria e Doganave ka ngritur padi penale në bazë të dyshimeve se kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan gazeta KOHA. Trafikimi i mallrave të llojllojshme, kontrabandimi me lëndë narkotike, falsifikimi i dokumenteve, janë vetëm disa nga deliktet të cilat i kanë kryer të dyshuar, për të cilët Drejtoria e Doganave, para organeve përkatëse nga ngritur padi komfor Kodit Penal. Nëpunësit doganor, siç thuhet në raportin e përgatitur nga doganat, enkas për muajin qershor, në fillim të qershorit në vendkalimin kufitar në Dojran, kanë arritur të konfiskojnë mallra në vlerë prej 550 mijë denarë ose ndryshe thënë rreth 10 mijë euro.

“Pas kontrollit të detajuar në malli të ngarkuar, nëpunësit e doganave, krahas mallrave të paraqitur, kanë zbuluar edhe mallra të ndryshme, të cilët shtetasi i Serbisë nuk i ka paraqitur për doganim. Veshmbathje, bizhuteri, orë dore, pjesë për vetura, vegla pune, këpucë dhe lëndë kishtare, ka qenë kryesisht malli i cili nuk iu ka nënshtruar doganimit. Me konstatimin e këtyre shkeljeve ligjore i dyshuari është dorëzuar para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Gjevgjeglisë, ndërsa kjo e fundit pasi ka pranuar nga Prokuroria propozim për pranimin e fajit, ka sjellë vendim, me çka i dyshuari është dënuar me gjobë në të holla në vlerë prej 246 mijë denarë si dhe konfiskim të plotë të malli të paparaqitur”, thuhet në raportin e doganave të Maqedonisë.

Kallëzimi penal i radhës, të cilën Drejtoria e Doganave e ka përfshirë në këtë raport, ka të bëje me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas të dhënave të përfshirë në këtë raport, thuhet shtetasi i Maqedonisë,  gjatë udhëtimit në relacion Stamboll-Strugë, në pikën kufitare Bogorodicë, është zbuluar se ka tentuar të trafikoj një sasi të konsiderueshëm të drogës-heroin.StrugaLajm

“Pas përfundimit të kontrollit personal ndaj të dyshuarit, nëpunësit doganor kanë zbuluar se te i dyshuar ekzistojnë katër pako të mbushura me pluhur të panjohur, i cili ka qenë me ngjyrë kafeje dhe i mbështjellë me qesë të tejdukshme. Malli i kontestuar më pas ka rezultuar se i takon llojit të drogës heroin, sasia e të cilët ka qenë rreth një kilogram, ndërsa dy prej pakove i dyshuari i kishte mbështjellë rreth barkut të tij dhe dy pakot tjera përreth këmbëve”, thuhet mes tjerash në këtë raport, sipas të cilët Gjykata Themelore e Velesit, të dyshuarit i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor.StrugaLajm

Duke tentuar t’i ikë tatimit të vlerës së shtuar të tatimit, një shtetas tjetër i Maqedonisë, I.B nga Shkupit, kah mesi i muajit qershor me mjetin e tij transportues, është munduar të kontrabandojë 200 kilogram duhan, vlera e të cilit ka arritur deri ne 5 mijë euro. Ndryshe, kallëzim penal Drejtoria e Doganave gjatë muajit të kaluar ka lëshuar edhe ndaj një personi juridik nga Shkupi dhe personit fizik H.I nga Tetova, të cilat dyshohet se kanë kryer veprën penale “shkelje të së drejtës industriale dhe përdorim i jashtëligjshëm i kompanisë së huaj”. Në këtë rast, dy të dyshuarit sipas Drejtorisë së Doganave, në kundërshtim me dispozitat ligjore kanë importuar produkte të cilat janë lëndë e mbrojtjes së të drejtës industriale. Trafikimi i këtyre produkteve, sipas doganave, ka qenë mashtrimi blerësve.

“Me 20 mars të këtij viti, nëpunësit doganor të Gjevgjelisë, kanë konstatuar se ky malli ka qenë i paraqitur se është me prejardhje nga Turqia. Në këtë mënyrë ata e kanë kontrolluar mallin e deklaruar për doganim, me çka janë zbuluar mbi 150 mijë pako me bonbona, të shoqëruara me ambalazh 3D, të cilat i kanë ngjarë një brendi të njohur. Krahas këtyre pakove, nëpunësit doganor kanë zbuluar edhe rreth 52 mijë copa të çokolatave dhe 32 mijë copa të bonboneve, po kështu të ngjashme me një lloj brendi po kështu të njohur”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

In : Aktuale

Loading...
loading...