Kapet me drogë 35 vjeçari në Ohër

Më datë 27.04.2022 në ora 18.30 në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër – Departamenti për Trafikim të Kundër Drogave privuan nga liria N.T (35) nga Ohri. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe u konfiskuan rreth gjysmë kilogrami marijuanë e paketuar në paketa të ndryshme dhe vaj kanabisi.
Ai është ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës, njofton zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...