Kapet sasi droge në autobusin e linjës për Gjermani(FOTO)

Doganierët në bashkëpunim me policinë në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë zbuluar 2 kilogram marhuanë.

Droga është gjetur në autobusin me targa të Shkupit i cili po udhëtonte në relacion Shkup – Dortmund, transmeton INA.

Gjatë kontrollimit të detajuar të autobusit dhe udhëtarëve, mbi një ulëse janë gjetur 2.249 gram marihuanë të paketura në 4 qese.

Pasi askush nuk ishte lajmëruar, dyshimi nga doganierët kishte rënë tek një udhëtar nga Prishtina i cili gjatë kontrollimit të dokumentave, ishte zbuluar se ka të falsifikuar pasaportën.StrugaLajm

Udhëtari i dyshimtë dhe droga iu dorëzuan policisë për procedurë të mëtutjeshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...