Kasami e do Ziadinin, Sela e do Afrimin, Gashi se do Bilallin


Alarmi I zgjedhjeve të parakoshme në Maqedoninë e Veriut ka ndezur motorët e partive politike në vend të cilat në mënyrë tinzare po bëjnë llogaritjet e tyre se si të bëhen pjesë e qeverisë. Derisa te partitë maqedonase kemi dy tabore të mëdha ku do të fokusohen votuesit dhe partitë e vogla do të bashkangjiten, ndryshe ndodh te shpektri politik shqiptar.

AShtu siç ndodhi në takimin me presidentin Pendarovski ku shqiptarët u përfaqësuan nga 5 lider, sipas nishaneve që japin nuk shihet se do ndodhin koalicione të mëdha brenda shqiptarëve, ndonëse për ndryshime te shqiptarët është më se e qartë se duhet koalicionin I partive tjera kundër BDI-së.

Në zgjedhjet e vitit 2016 BDI mori 7 % të votave, ndërsa partitë tjera shqiptare bashkarisht morën 10% të votave, ndërsa përshkak se në zgjedhje hynën të përçarë I dhuruan BDI-së një fitore të pamerituar.

Flower

Këto zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk e bënë gabimin e mëparshëm mund të mposht BDI-në. E vetjma gjë që duhet të bëjnë, është të bashkohen dhe të kurojnë mirë listën për deputet me profesionist të dëshmuar.StrugaLajm

Por nëse ASH dhe BESA në vitin 2016 nuk arritën marrëveshje bashkëpunimi vetëm për çështje bajraktarizmi, tani gjërat duken edhe më të rënda kur Lëvizja BESA është ndarë në dysh, BESA dhe Alternativë.

Problemi Vesel Memeti tani nuk ekziston por ekziston çëshjta se a do mund të bëhen bashkë BESA, Aleanca dhe Alternativa kur të tre këto parti kanë gusto të ndryshme.StrugaLajm

Lëvizja BESA dëshiron të bëj koalicion me Aleancën për shqiptarët por që partia e Bilall Kasamit të ketë timonin pasi bazohen në votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare ku besatarët kishin afër dyfish vota më shumë se Aleanca. Por nuk e duan Alternativën e Afrim Gashit pasi ndarja jo vetëm që ka krijuar hendek politik, por edhe hidhërime personale pasi para se të ishin bashkë në politikë këto për shumë vjet kanë qenë bashkë në shoqata humanitare dhe fetare ku kanë thithur fonde të huaja, kryesisht turke dhe arabe.

Në anën tjetër Sela paraqitet si lider I opozitës shqiptare pasi beson se përçarja e Besës I ka dhënë atij bajrakun e opozitarit. Megjithatë edhe ky nuk dëshiron që të hyj I vetëm në zgjedhje, ndonëse ka bashkëpunim të mirë edhe me Besën edhe Alternativën, Sela preferon këto të fundit për një arsye, Alternativa është e fort ku Aleanca është e dobët si në Shkup ashtu edhe Kumanovë, ndërsa me Bilall Kasamin luftojnë se kush do të merë primatin në njësinë zgjedhore 6 ku edhe ka më shumë votues shqiptar. Megjithatë Sela ka dëshirë që të tre të bëhen bashkë pasi është I sigurt se edhe më tutje ai do të jetë bajraktari I opozitës shqiptare.

Alternativa e Afrim Gashit me çdo kusht dëshiron që Besën e Kasamit të lë jashtë koalicionit me Aleancën për shqiptarët, pasi këto ende nuk kanë arritur ta kapërdijnë idhnimin e ndarjes. Poashtu opinion I gjërë I llogarit këto si fajtor për përçarjen e Besës, e një barë të tillë këto duan që t’ja lënë Bilall Kasamit, me gjasë që edhe ta shkatërojnë Lëvizjen BESA si parti politike. Gashi edhe në shumë intervista e ka potencuar se nuk do të bashkëpunoj me Bilall Kasamin duke e llogaritur si tradhëtar.

Sidoqoft, nëse këto tre parti nuk do bëhen bashkë për zgjedhjet e 12 Prillit kjo do të thotë se BDI do të jetë e para dhe partia mandatare nga populli shqiptar për të udhëhequr në qeverinë e ardhshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...