Kasami i Besës uron festën e Kurban Bajramit

Derisa miliona haxhinj sot luten në Arafat, ndërsa ne presim ardhjen e festës së Bajramit të Kurbanit, pranoni urimet e mia më të sinqerta të gjithë ju besimtarët myslimanë të vendit tonë, duke u lutur që festën e madhe ta presim dhe kalojmë në paqe, dashuri dhe mirëqenie. Meqë kjo festë vjen me mesazhin e madh të sakrificës për vlerat e larta, urojmë që ajo të jetë mësim për të gjithë se si ia vlen të sakrifikohet për idealet e larta. Asnjë fitore e madhe nuk arrihet me sakrifica të vogla. Andaj lutemi që Bajrami i Kurbanit të jetë festë që përçon dashuri për tjetrin, për fqinjin dhe për atë që ka nevojë për ndihmën dhe buzëqeshjen tonë. Ky Bajram le të jetë një reflektim për të gjithë ne, se sa është e rëndësishme që bota jonë të ngrihet mbi parimet e dashurisë dhe respektit të ndërsjellë.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESAStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...