Kasami: Në BDI kanë ndodhur vrasje për pozita! (Video)

Duke folur për përçarjet e fundit në BDI, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se brenda subjektit të Ali Ahmetit nuk ka demokraci dhe kujtoi se në të kaluarën, kanë ndodhur edhe vrasje gjatë betejës për pozita.StrugaLajm

“Kur flasim për demokraci dhe BDI, nuk janë dy gjëra që shkojnë bashkë. Në BDI që nga viti 2001 ka pasur largime, ka pasur eliminime, ka pasur edhe vrasje. Në momente të caktuara anëtar, eksponent të rëndësishëm të kësaj partie politike, edhe njerëz të luftës, nga momenti kur ata kanë dalur kundër qëndrimeve të partisë apo kundër qëndrimeve të lidershipit të partisë ata edhe fizikisht janë eliminuar dhe si kanë ndodhur gjithë këta proçese na i dijmë. Nuk flasim për subjekt politik demokratik, sepse fundja edhe bazën ideologjike ajo e ka diku tjetër, që nuk përkon shumë me demokracinë. Sigurisht që ata duhet të adaptohen në pamje me veprimet demokratike, por në esencë nuk janë të tillë dhe zhvillimet e fundit po e tregojnë një kontinuitet të përçarjeve që kanë qenë në BDI, por që deri tash kanë arritur që më mjeshtri t’i mbulojnë”, tha Kasami për gazetën LAJM.

https://youtube.com/watch?v=ZaKhJ9csCMI%3Ffeature%3Doembed
In : Aktuale

Loading...
loading...